Bideni do të prezantojë plan 37-miliardësh për t’i pakësuar krimet me armë - NACIONALE

Bideni do të prezantojë plan 37-miliardësh për t’i pakësuar krimet me armë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të enjten do ta prezantojë planin e tij për ta pakësuar krimin me armë. Gjatë një vizite në Pensilvani, ai theksoi se si administrata e tij do t’i shpenzonte 37 miliardë dollarët e kërkuar në buxhetin e vitit të ardhshëm për t’i përkrahur sundimin e ligjit e parandalimin e krimit, sipas zyrtarëve të lartë të administratës.

Në “Planin Amerika më e Sigurt” jepen për herë të parë hollësi se si fondet në propozimin për buxhetin e vitit fiskal 2023 do të përdoreshin për ta luftuar krimin. Ky propozim duhet të miratohet nga Kongresi.

Sipas këtij plani, policia do të mund të shtonte 100.000 pjesëtarë dhe do të krijohej një program grantesh prej 15 miliardë dollarësh për qytetet dhe shtetet për dekadën e ardhshme që të ndihmonte për parandalimin e krimit të dhunshëm.

Lajme të ngjashme