Bideni do ta njoftojë ndarjen e 1 miliard dollarëve për sigurinë ushqimore në Lindjen e Mesme e Afrikën Veriore - NACIONALE

Bideni do ta njoftojë ndarjen e 1 miliard dollarëve për sigurinë ushqimore në Lindjen e Mesme e Afrikën Veriore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të njoftojë të shtunën, gjatë një samiti me udhëheqësit e vendeve arabe, se Shtetet e Bashkuara janë zotuar për ndarjen e një miliard dollarëve si ndihmë e re për sigurinë afatshkurtër e afatgjate ushqimore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Gjatë pjesës së dytë të vizitës së parë në Lindjen e Mesme si president, Biden-i është përqendruar në një samit të planifikuar me gjashtë shtete të Gjirit Persik, që e përbëjnë Këshillin e Gjirit për Bashkëpunim, si dhe Egjiptin, Jordaninë e Irakun.

Udhëheqësit e këtij këshilli do të zotohen për ndarjen e 3 miliardë dollarëve gjatë dy viteve të ardhshme për projektet që radhiten me bashkëpunimet me ShBA-në në infrastrukturën dhe investimet globale, tha zyrtari amerikan.

Gjatë qëndrimit në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan i ka vizituar Izraelin, territoret palestineze dhe Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme