Biden thotë se Rusia do të bënte "gabim serioz" nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë - NACIONALE

Biden thotë se Rusia do të bënte "gabim serioz" nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka thënë se Rusia do të bënte një “gabim serioz” nëse vendos një armë taktike bërthamore në Ukrainë.

Komenti i tij erdhi pasi zyrtarët rusë po paralajmërojnë se Ukraina mund të përgatitet të përdorë një të ashtuquajtur “bombë të pistë” në fushën e betejës në Ukrainë - një pretendim që liderët perëndimorë e cilësuan menjëherë si të rremë.

Megjithatë, pretendimet ruse ngritën frikën se vetë Rusia mund të jetë duke hedhur bazat për të nisur një sulm të tillë si një pretekst për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

Pas këtyre pretendimeve, Biden tha se ai kishte kaluar pjesën më të madhe të së martës duke diskutuar këtë çështje.

“Më lejoni të them vetëm se Rusia do të bënte një gabim tepër të rëndë nëse do të përdorte një armë bërthamore taktike. Nuk po garantoj ende se është një operacion i rremë, ne nuk e dimë. Do të ishte një gabim serioz dhe i rëndë,” është shprehur presidenti amerikan për CNN.

Kujtojmë se ditën e djeshme, zyrtarët amerikanë thënë se nuk shohin prova se Rusia aktualisht po përgatitet të përdorë një armë jokonvencionale, siç është një bombë e pistë, në fushën e betejës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme