Biden premton sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë - NACIONALE

Biden premton sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën për të dënuar sulmet e fundit raketore të Rusisë dhe u zotua për vazhdimin e ndihmës amerikane për sigurinë, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, shkruan CNN.

“Ai shprehu dënimin e tij për sulmet me raketa të Rusisë në të gjithë Ukrainën, përfshirë në Kiev, dhe përcolli ngushëllimet e tij për të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën në këto sulme të pakuptimta”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. "Presidenti Biden u zotua të vazhdojë t'i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t'u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore."

Informata nuk dha detaje shtesë se cilat sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore u diskutuan.

“Ai nënvizoi gjithashtu angazhimin e tij të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët për të vazhduar imponimin e kostove ndaj Rusisë, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe mizoritë e saj dhe duke i ofruar Ukrainës ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare”, - ka thënë Zelensky.

Në një deklaratë më herët të hënën, Biden tha se vala e fundit e sulmeve ruse "demostron edhe një herë brutalitetin e plotë të luftës së paligjshme të zotit Putin ndaj popullit ukrainas".

Lajme të ngjashme