Biden ia thotë në sy Salmanit: S’mund të hesht për vrasjen e gazetarit Khashoggi
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka folur për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi gjatë një takimi me princin e kurorës së Arabisë Saudite.
Biden tha, se ai i’a kishte bërë të qartë princit të kurorës se vrasja ishte “jetike dhe e rëndësishme për të dhe Shtetet e Bashkuara".
Vizita e Biden në Arabinë Saudite është kritikuar shumë, pas vrasjes së gazetarit disident me bazë në ShBA, z. Khashoggi në vitin 2018, për miratimin e vrasjes së të cilit agjencia e inteligjencës amerikane e ka akuzuar princin e kurorës Mohammed bin Salman.
Princi gjithmonë i ka mohuar akuzat dhe prokurorët sauditë kanë fajësuan agjentët "mashtrues" sauditë.
“Për sa i përket vrasjes së Khashoggi-t, e ngrita atë në krye të takimit, duke e bërë të qartë se çfarë mendoja për të në atë kohë dhe çfarë mendoj për të tani”, tha Biden në një konferencë për shtyp pas takimit.
Duke shtuar: "Unë thashë shumë drejtpërdrejt, që një president amerikan të heshtë për një çështje të të drejtave të njeriut nuk është në përputhje me atë se kush jemi dhe kush jam unë. Unë gjithmonë do të mbroj vlerat tona."
Përveç vrasjes së Khashoggi-t, presidenti Biden njoftoi lëvizjen e Arabisë Saudite për të hapur hapësirën e saj ajrore për avionët që fluturonin drejt dhe nga Izraeli, gjë që ishte e ndaluar më parë.
Ai tha gjithashtu se ata kishin diskutuar për energjinë - një temë e nxehtë në ShBA - dhe se ai priste të shihte Arabinë Saudite, një prodhues i madh i naftës, të ndërmarrë "hapa të mëtejshëm" për të stabilizuar tregun në javët e ardhshme.
