Biden i ofron presidentit polak mbështetje dhe ndihmë për hetimet mbi shpërthimin
Pas një telefonate të zhvilluar ndërmjet presidentit të ShBA-së Joe Biden dhe presidentit të Polonisë Andrzej Duda, Reuters ka raportur se Biden i ka ofruar Duda-s, "mbështetjen e plotë të ShBA-së për ndihmë me hetimin".
Bëhet e ditur se gjatë bisedës, presidenti polak i ka dhënë presidentit amerikan një përditësim mbi shpërthimin që la të vrarë dy persona, dhe nga ana tjetër Biden ka thënë se SHBA kishte një angazhim "të hekurt" ndaj NATO-s.
Presidenti polak më herët ka folur edhe shefin e NATO-s Jens Stoltenberg, i cili pas bisedës tha se është “e rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet”.
"Unë ofrova ngushëllimet e mia për humbjen e jetës. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen," është shprehur Stoltenberg në një postim në Twitter.
