Biden e quan “të egër” vendimin e Rusisë për pezullimin e marrëveshjes për grurin ukrainas - NACIONALE

Biden e quan “të egër” vendimin e Rusisë për pezullimin e marrëveshjes për grurin ukrainas

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i ShBA-së e ka quajtur "të egër" vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje për eksportin e drithrave të Ukrainës.

Kujtojmë se, më herët gjatë ditës Moska njoftoi se do t'i jepte fund rolit të saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB, pas sulmeve ndaj disa anijeve në Krimenë e aneksuar.

Marrëveshja e nënshkruar në muajin korrik lejonte eksportin e grurit ukrainas nga portet e bllokuara të Detit të Zi.

Lidhur me vendimin rus, një zëdhënës i OKB-së ka thënë se ata janë në kontakt me autoritetet ruse dhe se të gjitha palët duhet të përmbahen nga diçka që rrezikon marrëveshjen e arritur.

Lajme të ngjashme