Biden dënon "aktin e pakuptimtë të dhunës" në paradën e 4 korrikut - NACIONALE

Biden dënon "aktin e pakuptimtë të dhunës" në paradën e 4 korrikut

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar të shtënat së Illinois, si një "akt të pakuptimtë dhune", duke thënë se po e monitoron situatën nga afër.

“Jill dhe unë jemi të tronditur nga dhuna e pakuptimtë me armë që ka sjellë sërish pikëllim në një komunitet amerikan në këtë Ditë të Pavarësisë,” ka thënë Biden, duke shprehur ngushëllim për humbjet e jetëve dhe duke u lutur për të plagosurit.

Biden, vuri në dukje edhe faktin se së fundmi ai ka nënshkruar një projekt-ligj dypartiak që synon të mbajë armët e zjarrit larg njerëzve të rrezikshëm.

Lajme të ngjashme