Besian Mustafa ia kthen Albin Kurtit: Unë i ftoj VV-në dhe PDK-në t'i propozojnë 3 emra për president - NACIONALE

Besian Mustafa ia kthen Albin Kurtit: Unë i ftoj VV-në dhe PDK-në t'i propozojnë 3 emra për president

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me presidentin.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se fton VV-në dhe PDK-në që të propozojnë tre emra për president.

“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22).

Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme