Martin Berishaj flet për akuzat e rënda të rastit të 600 mijë eurove: Çka tha deri tash? - NACIONALE

Martin Berishaj flet për akuzat e rënda të rastit të 600 mijë eurove: Çka tha deri tash?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po raporton për herë të parë para deputetëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Ai ishte ambasadori i përfolur për skandalin e madh financiar të 600 mijë eurove.

Ka qenë një prononcim i një portali, i cili ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni... Qysh nga mosha 16 vjeçare kam qenë atje, dhe njihem me gjithë politikanët atje. Lajmin të cilën ma kanë montuar mua nuk e kam shikuar.“ E pyesnin nëse e njiheni zotëri Martin Berishajn, jeni fotografuar dhe nuk jam marrë me shumë me atë lajm. Unë ashtu siç kam thënë e kam paditur në Lublanë atë portal, i cili ka shpif për mua sepse e drejta e lirisë së fjalës nuk nënkupton me fol gjithçka për një person”, tha ai fillimisht.

“Asnjë televizion nuk janë marrë me atë problem fare. Për mediat e Kosovës nuk kam pushkë, janë të lirë me shkru gjithçka”,

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka pyetur Berishajn se a është pronar në dy kompani që janë përmendur në aferën e tij.

"Për “MB Consulting”, është një firmë që e kom formu unë në vitin 2017 ajo nuk funksionin nga viti 2020 i kam kry të gjitha obligimet, nuk rezulton si ndërmarrje e cila qarkullon, nuk është mbyllur fizikisht sepse procedura në Mal të Zi është e tillë."

Ndërsa për tjetrën nuk jam”, ka thënë ai.

Ai është pyetur nga deputeti Selmanaj edhe për lidhjet me GEN-in në Beograd, ku Berishaj se nuk ka pranuar para prej tyre

Duhet të jem i qartë, GEN-i nuk ka asnjë lidhje, kur i kam dëgju kur i kam lexu, emrin e një firme që i përgjent firmës tjetër, ajo është një firmë që ka pika në disa vende të botës, 13 bosa ndërkombëtarë të shitblerjës. Kom qenë aty si këshilltar, kam dhënë këshilla politike, GEN-i është e regjistruar në ZRRE në vitin 2009. Nga viti 2019 dhe 2022 me ta nuk ka punu” ka thënë ai.

Lajme të ngjashme