Berisha: Rinumërimi i votave po nxjerrë në shesh disa hajdutë të vegjël votash, duhet ndryshimi i ligjit zgjedhor - NACIONALE

Berisha: Rinumërimi i votave po nxjerrë në shesh disa hajdutë të vegjël votash, duhet ndryshimi i ligjit zgjedhor

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Zafir Berisha, ka reaguar pas identifikimit të dallavereve me votat e kandidatëve në procesin e rinumërimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vetëm duke i nxjerr përgjegjësit para drejtësisë mund të zhduket ky fenomen.

“Rinumërimi i votave po nxjerrën në shesh disa hajdutë të vegjël votash, pas të cilëve fshihen hajdutët me kollare, ata që nesër do të na mbajnë ligjërata morali në Kuvend. Përveçse ky proces që ju ka nxerrën punën organeve të drejtësisë, po bëhet gjithnjë e më e qartë edhe nevoja për ndryshimin e ligjit zgjedhor, një votues të ketë të drejtë të votojë një kandidat, e jo dhjetë. Përndryshe, dallaveret do të vazhdojnë, vetëm se me emra dhe forma të reja”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme