Berisha për Vjosa Osmanin: Nuk po e akuzojnë gazetarët, por po e akuzojnë viktimat - fundi i karrierës së saj politike - NACIONALE

Berisha për Vjosa Osmanin: Nuk po e akuzojnë gazetarët, por po e akuzojnë viktimat - fundi i karrierës së saj politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Opinionistja, Kimete Berisha, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me zhvillmet e fundit pas vrasjes së axhës së burrit të saj, Prindon Sadriu nga një person në Ferizaj.

Berisha ka thënë se presidentes po i vjen fundi i keq, duke thënë se kjo akuzë ndaj Osmanit është fundi i karrierës së saj politike.

“Të rrëzohesh nga pushteti për bindje politike, për tradhti kombëtare apo për korrupcion, e ka një kuptim, lakmia të çon në ferr, ama të akuzohesh se ke qenë në dijeni për dhunimin e dy vajzave nga një familjar i burrit tënd, dhe ke heshtur është fati më i tmerrshëm që mund të të ndodh.

Nevojitet kohë për t'u vërtetuar, prandaj, kjo akuzë kundër presidentes është fundi i karrierës së saj politike. Derisa të mirret vesh se e ke babën 'hoxhë'...të shkon fytyra.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, Berisha ka thënë se presidentja Osmnai “qe apo s'qe fajtore, kjo do të 'mbetet' e dyshuar derisa të zbardhet rasti, dhe derisa të vërtetohet se a ka ekzistuar një grup i tillë në Facebook.”

Shkrimi i saj i plotë:

Lajme të ngjashme