Berisha për garën në VV: KQZ do duhej të ushtronte autorizimet kushtetuese dhe të anulonte zgjedhjet
Ish këshilltari i Kurtit e juristi Durim Berisha, ka kritikuar zgjedhjet e brendshme të VV-së, ku kandidat është vetëm një, e në këtë rast Albin Kurti.
Berisha ka thënë se KQZ do duhej të ushtronte autorizimet kushtetuese dhe ligjore në këto raste, e do të duhej të anulonte proceset zgjedhore në partitë politikë që pamundësojnë jetësimin e parimeve kushtetuese.
Statusi i plotë:
Kam shkruar sahere ka pasur zgjedhje te brendshme ne partite kryesore politike ne Kosove, se parimet kushtetuese duhet te zbatohen edhe perbrenda partive politike. Parimi i demokracise kushtetuese perbrendesohet ne procese zgjedhore, edhe brenda partive politike, kur votuesit zgjedhin ne mes te alternativave, e jo kur deshmojne devocion ndaj liderit, kulti i te cileve i mban ne jete.
Situata me qesharake paraqitej ne LDK, partine qe kishte inicuar shpalljen jokushtetuese te zgjedhjes se ish-Presidrentit Pacolli, me arsyetimin se nuk ka kunderkandidat. Ne rastet (Valdete) Daka dhe (Tomka) Berisha, Gjykata Kushtetuese e Kosoves e ka shpallur jokushtetues rregulloren dhe proceduren e zgjedhjes se kryetareve te gjykatave te zakonshme ne Kosove, per shkak se procesi organizohej ne ate menyre qe pamundeoshej "zgjedhja mes alternativave".
KQZ do duhej te ushtronte autorizimet kushtetuese dhe ligjore ne keto raste e do te duhej te anulonte proceset zgjedhore ne partite politike qe pamundesojne jetesimin e parimeve kushtetuese. Ne te vertete, mbytja e demokracise brenda partive politike shperfaqe ate qe politikanet e Kosoves me deshire do ta benin ne Kosove. Nje vend ku ne vend te Zotit do adhuroheshin politikanet.
