Berisha nga protesta: Shqiptarët do t’i thonë “Jo” Ballkanit të Hapur
Protesta e opozitës nisi rreth orës 19:00 të kësaj të enjteje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye ish-kryeministrin, Sali Berisha.
“Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë “Jo” “Ballkanit të Hapur”, “Jo” Ballkanit të Beogradit, “Jo” Ballkanit të Putinit, do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës”. Kështu e ka mbyllur ish kryeministri Sali Berisha fjalën e tij në protestën e sotme.
Nga sheshi i protestës, Berisha i tha kryeministrit Edi Rama se populli shqiptar do t’i thotë “Jo” Ballkanit të Hapur, Ballkanit të Beogradit dhe atij të Putinit, por sipas tij, ata do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit dhe rrugës sonë evropiane.
Të dashur qytetarë, politika e jashtme si rregull nuk është cështje e mitingjeve dhe protestave, pro kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe sherret e tij, kur ai shëndërrohet në vasal të Vucic, kur ai rrethon Kosovën, nuk ka interesa shqiptare, por të parat ka interesat e Beogradit, atëherë nuk mund të rri pa i thënë: Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë “Jo” “Ballkanit të Hapur”, “Jo” Ballkanit të Beogradit, “Jo” Ballkanit të Putinit, do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës”, u shpreh Berisha.