Berisha: Dejona Mihali dhe Martin Berishaj të shpallen “non grata” dhe t`u merret nënshtetësia e Kosovës - NACIONALE

Berisha: Dejona Mihali dhe Martin Berishaj të shpallen “non grata” dhe t`u merret nënshtetësia e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që dy persona të shpallen persona “non grata”.

Ai ka bërë me dije se shteti duhet të ua marr shtetësinë e Kosovës koordinatores për komitete në VV, Dejona Mihalit, dhe ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka përmendur arsyet se pse duhet të veprohet në këtë mënyrë ndaj këtyre personave.

“Me situatën e krijuar në Kosovë, duhet të shpallen persona “non grata” dhe tu mirret shtetësia minoritares greke nga Shqipëria, Dojena Mihali dhe shtetasit nga Serbia, Martin Berishaj. Arsyet janë, të dy kanë kepërdorën shtetësin dhën duke ra ndesh me ligjet e Kosovës dhe duke u bë pjesë e organizatave kriminale ku janë keqpërdorë miliona euro në KEK dhe mafisë energjetike ballkanike me qendër në Beograd, vepra për të cilat janë duke u ndjekur nga organet e drejtësis”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Znj. Mihali përveç tjerash është e përfshirë në korin e organizuar kriminal të fushatës linçuese kundër vendimeve të Gjukatës Supreme, fushat kjo e cila po ngritën tensione në shoqërin tonë dhe e cila po e rrezikon sigurin dhe stabilitetin e vendit. Këtyre dy personave shumë të dyshimtë, duhet të hetohen nga organet e sikurisë dhe drejtësisë, si erdhën deri të marrja e shtetësisë me procetura të përshpejtuar nga Vjosa Osmani dhe a janë respektuar ligjet dhe kriteret për qytetarët e huaj që aplikojn për shtetësi të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme