Beqaj i PDK-së: Nuk i kemi numrat me e rrezu Qeverinë, por po punojnë për ta dërguar në shtëpi këtë qeveri
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka deklaruar se kjo parti nuk flet për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse opozita nuk i ka numrat e mjaftueshme për mocion tw mosbesimit.
Ai ka thënë se partia më e madhe opozita po punon natë e ditë që Qeveria Kurti të shkon në shtëpi.
Sipas tij, largimi i kësaj qeverie është në interes të qytetarëve të Kosovës.
“Ne nuk i kemi numrat me rrezua Qeverinë, nuk diskutojmë sot për rrëzim të Qeverisë, po flasim për listat për projektet, për programet e Qeverisë së ardhshme më në krye Partinë Demokratike dhe me kryetarin e partisë Memli Krasniqi. Ne me i pas numrat flasim për të ardhmen, ne fatkeqësisht ende nuk i kem numrat dhe jemi duke punuar natë e ditë që kjo qeveri të shkon në shtëpi sa më shpejtë. Sa më shpejtë kjo qeveri që shkon në shtëpi dëmi është më i vogël dhe interesi i qytetarëve të Kosovës është më i madh”, ka thënë Beqa për “Front Online”.