Bekë Berisha: Ramush Haradinaj është politikani më i mirë
Deputeti Bekë Berisha ka thënë se shefi i tij, Ramush Haradinaj, është politikani më i mirë.
Ndërkaq, pas tij e ka radhitur bashkëpartiakun Shemsedin Dreshaj.
Vlerësimin për ta, sipas Berishës e ka për shkak se politikën e ndjejnë.
“Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, pastaj Shemsedin Dreshaj, është deputet dhe shumë burrë i mirë që e përshëndes nga këtu. Po edhe këta kolegët e mi janë me të vërtetë njerëz që e bojnë politikën me ndjenjë, ia japin përkushtimin maksimal. Kundërshtimet që i kemi nganjëherë, nuk është për personin, qato nuk përmendi emrat”, tha ai në Kanal10.
