Behrami: Prosper flet me kompetencë për kredibilitetin e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe për mosprofesionalizmin e Speciales
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka lavdëruar avokatin e Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper.
Ai ka bërë me dije se ai ka qenë ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Krime të Luftës, i emëruar nga presidenti amerikan, George W. Bush
Në profilin e tij në Facebook, Behrami ka shkruar se ai është një ekspert që flet me kompetencë për kredibilitetin e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe për mungesën e profesionalizmit të Gjykatës Speciale.
“Pierre-Richard Prosper, ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Krime të Luftës, i emëruar nga presidenti amerikan, George W. Bush. Ka monitoruar krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe hibride. Një ekspert që flet me kompetencë edhe për kredibilitetin e dëshmitarëve të mbrojtjes, por edhe për mungesën e profesionalizmit të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Behrami.