Behrami për festën me shqiponjë të lojtarëve shqiptarë kundër Serbisë: Ishte marrëzi - NACIONALE

Behrami për festën me shqiponjë të lojtarëve shqiptarë kundër Serbisë: Ishte marrëzi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-futbollisti me prejardhje kosovare, Valon Behrami ka komentuar festën me shqiponjë të futbollsitëve shqiptarë pasi shënuan kundër Serbisë, në një intervistë të gjatë për një medium zvicëran.

Duke iu referuar ndeshjes së Zvicrës kundër Serbisë në vitin 2018, ai e ka cilësuar si "marrëzi", bërjen e gjestit të shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, është shprehur Behrami.

Lajme të ngjashme