Behrami: Në 60 muajt e fundit Kurti e ka pranuar tri herë Asociacionin - NACIONALE

Behrami: Në 60 muajt e fundit Kurti e ka pranuar tri herë Asociacionin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se në 60 muajt e fundit, kryeministri Albin Kurti e ka pranuar tre herë Asociacionin.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se implementimin e ka nisur që nga nënshkrimi i saj në Ohër.

“Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën. Ndërsa, implementimin e saj e ka filluar që nga nënshkrimi i saj në Ohër.

Ama, zotimin në letër, me nënshkrim, me logo dhe vulë të shtetit të Kosovës e ka dhënë në këtë dokument!

Ti vazhdo me rima e me algjebra, ama dëmet që ia ke bërë Republikës së Kosovës janë të pariparueshme!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme