Behrami flet për aksionin e PDK-së: Kryeministri dhe ministrat nuk mund të jenë edhe deputetë, po e shkelin ligjin - NACIONALE

Behrami flet për aksionin e PDK-së: Kryeministri dhe ministrat nuk mund të jenë edhe deputetë, po e shkelin ligjin

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se aksioni i kësaj partie te objekti i Qeverisë nuk kishte për qëllim nxjerrjen e Albin Kurtit nga zyra e kryeministrit.

Behrami ka thënë se ka qenë simbolikë e veprimit politik, derisa ka shtuar se ligji parasheh që kryeministri dhe ministrat nuk mund të jenë edhe deputetë.

“Nuk është qëllimi me e nxjerr Kurtin nga zyra e kryeministrit, por ka qenë simbolikë e veprimit politik…Sepse ligji parasheh që një ministër, ose kryeministër nuk mund të jetë edhe deputet. Kurti dhe krejt të tjerët janë duke e shkelur ligjin që vet e kanë miratuar. Neni 402 i Kodit Penal thotë se personi përgjegjës që refuzon të ekzektuojë një aktgjykim të gjykatës…ose nuk e implementon brenda afatit ligjor vendimin e gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”, ka thënë Behrami në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme