Bëhet ushtar i FSK-së djali i komandantit të UÇK-së nga fotoja ikonike - NACIONALE

Bëhet ushtar i FSK-së djali i komandantit të UÇK-së nga fotoja ikonike

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vite më parë ai u bë i njohur për fotografinë unike në të cilën ishte personazh.

Bëhet fjalë për Xhafer Kadirin nga Rahoveci, ose komandant "Luigji" siç e njeh zona e Anadrinit dhe jo vetëm.

Përmes një postimi në Facebook, Kadiri njoftoi se edhe djali i tij Kushtrimi tashmë ka hyrë në radhët e ushtarëve kosovarë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Sot eshte nje dite historike per mua dhe familjen time. Djali im i vogel, KUSHTRIMI e dha betimin per ushtar te Forces se Sigurise se Kosoves. Ndjenjat e krenarise te perziera me lot. Ne dhame betimin ne lufte, e sot gjeneratat e reja po e japin betimin ne paqe. Megjithate, qellimi i tij mbetet i njejte. Jeto e vdis si ushtar, per Shqiperine Etnike, per KOSOVEN!

Ishte nder e kenaqesi te takoja bashkeluftetaret te cilet sot mbajne me krenari uniformen e Ushtrise me te re ne bote. I falenderoj veq e veq secilin per respektin e treguar ndaj meje dhe familjes sime!

E ty, TRIMI i babes te them: vazhdoje traditen familjare. Ti ke shpirt luftarak, je i guximshem, punetor dhe je i ri me plot vullnet. Une jam i bindur ne besnikerine tende ndaj ketij betimi, sepse e kam pare perpjekjen tende per te realizuar kete enderr te kahmotshme.

Urime, Kosove! Urime, Shqiptari!

Lavdi deshmoreve te Kombit Shqipetar!

Me respekt,

Komandant Xhafa.

Lajme të ngjashme