BE propozon një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë - NACIONALE

BE propozon një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar për një raund të ri sanksionesh të propozuara ndaj Rusisë.

Ajo tha se, paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë është projektuar “për ta bërë Kremlinin të paguajë” për përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë përmes mobilizimit dhe “referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë”.

Paketa e tetë e propozuar e sanksioneve përfshin ndalime të mëtejshme të importit të produkteve ruse, që pritet të privojë Moskën nga 7 miliardë euro shtesë në të ardhura.

BE-ja do të zgjasë gjithashtu ndalimet e eksportit për teknologjinë kryesore të përdorur për ushtrinë, si artikujt e aviacionit, komponentët elektronikë dhe substancat kimike specifike. Von der Leyen tha se, kjo do të "dobësojë kapacitetin për të modernizuar" bazën ushtarake të Rusisë.

Paketa e sanksioneve poashtu do të vendosë bazën ligjore për një kufi të çmimit të naftës dhe do të ndalojë qytetarët e BE-së të ulen në organet qeverisëse të kompanive shtetërore ruse.

Duke folur për gazetarët, von der Leyen tha:

“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë dhe jemi të vendosur të paguajmë Kremlinin për këtë përshkallëzim të mëtejshëm.”

Lajme të ngjashme