BE propozon 5 miliardë euro kredi për Ukrainën - NACIONALE

BE propozon 5 miliardë euro kredi për Ukrainën

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka njoftuar se Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën 5 miliardë euro kredi për Ukrainën.

Ajo tha se, “propozimi do të ndihmojë vendin të adresojë nevojat e menjëhershme financiare të shkaktuara nga pushtimi brutal i Rusisë".

Në një njoftim për shtyp, Komisioni tha se ndihma ishte pjesë e një pakete financimi prej 9 miliardë eurosh, të rënë dakord nga krerët e BE-së në muajin maj.

Propozimi për kredinë tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Ndër të tjera von der Leyen u shpreh se, “Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë: ajo duhet të rifitojë lirinë dhe pavarësinë për të cilën po lufton me kaq guxim. BE-ja do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për t'u siguruar që kjo të ndodhë - solidariteti do të mbizotërojë dhe paqja do të vijë".

Lajme të ngjashme