BE-ja duhet t’i pranojë rusët që po ikin, thotë presidenti i Këshillit Evropian
Sipas Charles Michel, President i Këshillit Evropian, Bashkimi Evropian duhet të lejojë qytetarët rusë që kërkojnë të largohen nga vendi.
Michel tha për Politico se BE-ja duhet, në parim, "të presë ata që janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike".
Duke folur pas takimit të kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Michel tha se vendet e BE-së duhet të "bashkëpunojnë dhe koordinohen shumë shpejt" pas njoftimit të "mobilizimit të pjesshëm" nga Vladimir Putin.
“Nëse në Rusi njerëzit janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike, sepse nuk ndjekin këtë vendim të çmendur të Kremlinit për të nisur këtë luftë në Ukrainë, ne duhet ta marrim këtë parasysh”, tha ai.
