Bastisje në Mitrovicë të Veriut, kapen rreth 60 makina për mihje të kriptovalutave - NACIONALE

Bastisje në Mitrovicë të Veriut, kapen rreth 60 makina për mihje të kriptovalutave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë një aksioni policor në Mitrovicë të Veriut, konkretisht në rrugën “Çeta e Minatorëve”, Policia e Kosovës ka kapur rreth 60 makina të mihjes së kriptovalutave, ka njoftuar Zëvendës Drejtori për rajon të veriut, Veton Elshani.

Sa i përket aksionit bastisës, Elshani nuk njoftoi të ketë pasur të arrestuar, ndërsa është njoftuar se makinat e konfiskuara janë marrë nga Dogana e Kosovës në procedime të mëtutjeshme.

Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën “Çeta e Minatorëve” dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranuar këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani, siç e citoi “Gazeta 10”.

Lajme të ngjashme