Basketbollisti i huaj i Pejës sulmohet nga qentë endacakë
Basketbollisti i klubit KB Peja, Brad Waldow e ka gjetur veten pre e një sulmi nga qentë endacakë.
Ai ka publikuar një fotografi nga ajo që duket ambient mjekësor, ku është trajtuar pas sulmit.
Në muskulin e këmbës së tij vërehen qepjet. Amerikani ka luajtur në ShBA, Belgjikë, Francë, Poloni dhe Japoni në të kaluarën.