Basha i ashpër me BE-në: Ne s`mërzitemi çka thotë Stano, Albini nuk flet me BE-në për çështjen e dinarit - NACIONALE

Basha i ashpër me BE-në: Ne s`mërzitemi çka thotë Stano, Albini nuk flet me BE-në për çështjen e dinarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka kritikuar ashpër BE-në për presionin që po i a bën Kosovës në lidhje me çështjen e dinarit serb.

Ai ka bërë me dije se BE-ja duhet të kuptojë se Kosova e respekton Kushtetutën.

Sipas tij, zyrtarët qeveritarë nuk mërziten se çka thotë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por duhet të kuptohet se para Kushtetutës nuk del as Albini e as ambasadori, asnjë ambasador. Kjo merr kohë, por gjërat duhet të vijnë në vend të vetin. Ata në Bruksel mund të flasin për këtë temë, por dorën në zemër ne nuk mërzitemi çka thotë Peter Stano. Unë i kam reaguar edhe në Tëitter. Është mirë ai t’i reagojë Vuçiqit për aktet terroriste në Kosovës, për luftën dhe torturat që ia bën rivalëve politikë atje. e jo të merret me valutën. Kosova ka zot shtëpie e ka Kushtetutën e vet, ne e respektojmë atë. Edhe BE dhe SHBA na kanë thënë se duhet të respektojmë ligjet dhe Kushtetutën”, ka thënë Basha për ATV.

Ai ka vlerësuar kryeministri Albin Kurti nuk flet me BE-në për çështjen e dinarit serb.

Jo, jo kjo nuk është çështje e BE-së. Nuk vendos Brukseli çka bisedojmë na. Na e kemi një marrëveshje. Munden me folë Peter Stano me Lajçakun e Borrelin vet me veti, me Albinin nuk folin për këtë temë, s’folë Albini.”, ka thënë Basha.

Lajme të ngjashme