Basha e arsyeton 1-shin në biologji: Kam pasë fjalosje me arsimtarin - NACIONALE

Basha e arsyeton 1-shin në biologji: Kam pasë fjalosje me arsimtarin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka folur për suksesin e dobët si gjimnazist në Ferizaj, teksa në lëndën e biologjisë, Basha kishte pasur performanën më të dobët, duke u notuar me notën minimale, 1-sh.

Në Kanal 10, ai tha që në biologji e kishte këtë notë për shkak se nuk i kishte raportet e mira me arsimtaren e asaj kohe.

“Ka qenë histori në vete, kemi pasë një flalosje me arsimtaren e ma patë lanë 1-sh për shkak të sjelljeve. Por nuk përmbledhet Dimal Basha me një diplomë”, tha Basha.

Basha ka thënë tutje se për shkak të represionit serb në atë kohë, vullneti për mësim ka qenë shumë i ulët, dhe siç thotë ai tutje, "jena kanë fukara".

Lajme të ngjashme