Barrikadat në ditën e 16: Zv. Ministri i Punëve të Brendshme del me një postim humoristik - NACIONALE

Barrikadat në ditën e 16: Zv. Ministri i Punëve të Brendshme del me një postim humoristik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka bërë një postim humoristik në profilin e tij në Facebook.

Duke treguar se feston ditëlindjen për një ditë me Jezu Krishtin, ai ka ironizuar duke thënë se ka marrë shumë urime dhe se është çuditur që ditëlindjen e tij e cilësonin si më të rëndësishmen nëpër televizione.

“Disa thoshin se sot bota feston ditëlindjen e atij që kishte jetuar për të tjerët! Pak u skuqa, paj po mundohet njeriu po...” – shkruan mes tjerash z. Gashani, që është anëtar i subjektit politik GUXO.

Më pas, ai ka falenderuar të gjithë për urimet e tyre për ditëlindjen e tij. Gashani tashmë është 48 vjeçar, dhe ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit që nga nisja e punës së Qeverisë Kurti II.

Për këtë postim sarkastik, ai ka përdorur edhe një aplikacion që i bën të duken më të vjetër personazhet nëpër fotografi.

Duhet kujtuar se barrikadat në veri të vendit tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtëmbëdhjetë, ndërsa Qeveria e Kosovës po pret KFOR-in që të gjejë një zgjidhje.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Lajme të ngjashme