Baraliut “i pëlqen” sërish Kurti: Optimizmi më ka rënë por shpresa mbetet që Albini kthehet në udhë - NACIONALE

Baraliut “i pëlqen” sërish Kurti: Optimizmi më ka rënë por shpresa mbetet që Albini kthehet në udhë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anaisti Bleron Baraliu i cili ka përkrahur vazhdimisht Kurtin dhe politikat e tij, sidomos në raport me Serbinë, ditë më parë e kritikoi ashpër Kryeministri, i cili udhëroi Agjencinë për Kadastër ta ekzekutoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë t’i marrë Manastiri i Deçanit.

Baraliu çka s’i tha Kurtit. E cilësoi tradhëti veprimin e tij. Por, gjatë kësaj të marte Baraliu ka shpërndarë lajmin me titull “Kurti refuzon të përgjigjet për Vjosa Osmanin dhe propozimet rreth dinarit: Unë s’ua bëj zëdhënësin Ambasadave”, duke shkruar se “tash po m’pëlqen.”

Baraliu ka argumentuar se kritika e tij, sikur të rritej më shumë nga adhuruesit e tij, do t’i ndihmonin Kurtit që të mos dorëzohej sikur paraardhësit e tij.

Analisti që jeton në ShBA thotë se mbetet me shpresë se Albini kthehet në udhë të kombit e të Zotit.

E plotë:

Tash po m'pëlqen. Imagjinoni sikur kritikat nga adhuruesit e tij të ishin po kaq të ashpra sa nga unë (siq e meritoi) në lidhje me gabimin e rëndë rreth Manastirit. Kjo do t'i jepte fuqi të mos dorëzohej si paraardhësit e tij vasalistë. Pushteti (e besa edhe jeta) janë tranziente, nderi e kombi të përjetshme. Optimizmi m'ka rënë, por shpresa mbetet që Albini kthehet në udhë të kombit e Zotit.

Lajme të ngjashme