Baraliu i ashpër me Sveçlën: Ka shkelur hapur Kushtetutën, ka paragjykuar fajësinë e të arrestuarve - NACIONALE

Baraliu i ashpër me Sveçlën: Ka shkelur hapur Kushtetutën, ka paragjykuar fajësinë e të arrestuarve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Bleron Baraliu, i cili dikur mbështeste VV-në dhe Albin Kurti, i ka reaguar ashpër ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë me dije se reagimi i ministrit në lidhje me aksionin e djeshme të Inspektoratit Policor, ku është arrestuar një polic, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Baraliu ka shkruar se Sveçka ka paragjykuar fajësinë e të arrestuarve.

“Ministri në detyrë ka shkelur hapur 𝗡𝗲𝗻𝗶𝗻 𝟯𝟭 𝘁𝗲̈ 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝘁𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 dhe 𝗡𝗲𝗻𝗶𝗻 𝟲(𝟮) 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗻𝘃𝗲𝗻𝘁𝗲̈𝘀 𝗘𝘃𝗿𝗼𝗽𝗶𝗮𝗻𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗡𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁, duke paragjykuar fajësinë e të arrestuarve vetëm një ditë pas ndalimit. Kjo është sjellje e 𝗸𝘂𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗹𝗶𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲, 𝘀𝗵𝗮𝗿𝗹𝗮𝘁𝗮𝗻𝗲 dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗼𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝘀𝗲̈. Reagimi im vjen 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 krimeve të supozuara apo identitetit të të akuzuarve, dhe është në 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝘀𝗲̈ si kusht i patejkalueshëm për të ndërtuar një shoqëri progresive dhe të ardhmen e kombit tonë”, ka shkruar Baraliu.

Lajme të ngjashme