Banorët në Restelicë mbesin pa energji elektrike, shkak fillimi i ndërtimit të një objekti nën një largpërçues - NACIONALE

Banorët në Restelicë mbesin pa energji elektrike, shkak fillimi i ndërtimit të një objekti nën një largpërçues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Afro 3 mijë banorë të fshatit Restelicë kanë mbetur pa energji elektrike gjatë ditës së hënën, kjo pasi që një person ka filluar ndërtimin e një objektit nën një largpërçues 10kv.

Sipas Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike pas fillimit të këtij objektit është dëmtuar linja.

Largpërçuesi 10kv në Restelicë mbetet pa tension, konsumatori fillon ndërtimin e objektit nën të dhe si pasojë e ndërtimit dëmtohet linja. Me qëllim të energjizimit të daljes nga Largpërçuesi në Restelicë, ekipet e KEDS-it tentuan të bëjnë rregullimin në trasenë ekzistuese. Megjithatë, ata gjatë punës u penguan nga një konsumator, i cili nuk u lejoi atyre qasje. Për më tepër, nga terreni u pa se konsumatori kishte filluar edhe ndërtimin e një objekti nën linjën 10 kV, gjë që nuk përkon me rregullat dhe ligjet në fuqi. Si pasojë, mbi 3000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.

KEDS tutje ka bërë të ditur se për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Me ndihmën e Policisë, shpresojmë se nesër do të bëhet aktivizimi i linjës dhe të kthehet energjia te konsumatorët. KEDS do të vazhdojë ta përcjell rastin te organet kompetente. KEDS-i mbetet i përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve, gjithnjë duke respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi, me qëllim të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve tanë”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme