Banalizohet debati, Azemi i thotë Ramabajës se është i sëmurë - NACIONALE

Banalizohet debati, Azemi i thotë Ramabajës se është i sëmurë

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Në programin televiziv 'Pressing' në T7, profesori Sadri Ramabaja dhe kreu i Sindikatës së Punëtorëve Privatë, Jusuf Azemi, janë përleshur verbalisht.

Pretendimi i Ramabajës se ai u shërben më shumë interesave të të tjerëve sesa interesave të punëtorëve, u prit me përgjigjen e Azemit.

Gjatë këtij debati të ashpër Azemi e quajti ‘të sëmurë’ Ramabajën.

Ramabaja është kundërpërgjigjur edhe një herë duke thënë se Azemi është thjesht “zhurmë” dhe se nuk e konsideron atë si një person me peshë.

“Por nuk të thashë. Sje faktor fare. Sindikata që e përfaqëson nuk ka peshë fare. Ti vetëm bën zhurmë”, tha Ramabaja.

Gazeta Nacionale nuk inkurajon gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit.

Lajme të ngjashme