Balla thotë se ata që po komandojnë dhunën në protestë janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja: Kam listën me emra
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një pretendim të çuditshëm.
Ai ka bërë me dije se disa nga protestuesit e dhunshëm të protestave në Tiranë janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja.
Ai ka pretenduar se për këtë e ka edhe një listë me emra.
Sipas tij, qëllimi i këtyre personave është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë.
“Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë. Ta Gardës Revolucionare padyshim”, ka thënë Balla.