Baku Grand Slam: Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, tani në repesazh e kërkon medaljen e bronztë
Loriana Kuka nuk ka arritur që ta mposhtë holandezen Natascha Ausma në gjysmëfinale të Grand Slamit në Baku, kështu duke humbur shpresën për medalje të artë në kategorinë e saj deri në 78 kilogram.
Kuka ishte pafat, pasi pas një gabimi u dënuar me një pikë për të humbur në fund të kohës së rregullt.
Rrugëtimi i Lorianës në Baku nuk përfundon këtu, pasi që në repesazh e ka mundësinë që me anë të fitores ndaj britanikes Emma Reid të stoliset me medaljen e bronztë të dytë me radhë pas asaj në Abu Dhabi në Grand Slamin e kaluar në muajin tetor.