Bajrami: Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë - NACIONALE

Bajrami: Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga autoritetet që të angazhohen maksimalisht për t’i gjetur dy vajzat e zhdukura në Pejë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje.

Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa dy vajzat e zhdukura gjenden në Pejë. Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ‘Kadi Zeka’ në Pejë. Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër. Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme