Bajrami: Kurti i ndau shtesat prej 100 euro, pasi nuk i realizoi projektet e premtuara - NACIONALE

Bajrami: Kurti i ndau shtesat prej 100 euro, pasi nuk i realizoi projektet e premtuara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasiqë Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Bajrami ka thënë se këto mjete nuk i ndajnë se i kanë planifikuar për këto kategori, por sepse nuk kanë arritur dot t'i realizojnë projektet dhe premtimet e tyre.

Ajo ndarjen e këtyre mjeteve e ka vlerësuar si lemoshë për qytetarët.

S’ka çerdhe të reja, s'ka rritje të pagave në arsim, s'ka asnjë refomë që tri vite, s'ka sigurime shëndetësore, s'ka asnjë ndryshim të politikave fiskale, derisa në kurriz të rritjes së çmimeve qytetarët paguajnë dyfish më shumë tatime, çohen e ndajnë lëmoshë nga 100 euro, sepse kjo është puna me e lehtë, sepse kjo është gjëja e vetme që dinë të bëjnë”, ka shkruar Bajrami.

Nuk i ndajnë këto mjete se i kanë planifikuar për këto kategori, por sepse kanë dështuar të realizojnë projektet, nuk po i realizojnë premtimet dhe dalin e ndajnë milionat.

Inflacioni në vitin 2022 ka qenë 11.6 %, këtë vit janar-nëntor është 5.3%”, shton Bajrami.

Lajme të ngjashme