Bajrami i reagon KEK-ut: Kurti thoshte s’je shqiptar nëse s’e lufton mafinë energjetike, sot veglat e tij e luftojnë Janina Ymerin
Korporata Energjetike e Kosovës ka paditur zyrtaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës që mbulon sektorin e energjisë, Janina Ymerin.
Për këtë gjë ka reagua Hykmete Bajrami e LDK-së.
Ajo tha se “Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike”
“Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike”.
“Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Këtu jemi!”, tha ajo.