Bajrami i kërkon falje deputetit Korenica: Deputetët e VV-së që braktisen seancën janë hajna - NACIONALE

Bajrami i kërkon falje deputetit Korenica: Deputetët e VV-së që braktisen seancën janë hajna

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmet Bajrami, i ka kërkuar falje deputetit të VV-së, Visar Korenica, i cili po qëndron në seancën ku po diskutohet për tenderët një-burimor të Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se deputetët e VV-së që kanë braktisur seancën e stome janë hajna.

Kur po jam në binë nuk po mund të iu adresohem të gjithëve. Me vjen keq, por të gjitha ata që sot nuk janë këtu prezent, unë konsideroj që janë hajna. Me vjen keq, se këtë fjalë nuk e kam përdorur derisa keni ardhur ju VV-ja në pushtet, por po na detyroni të shprehemi me një gjuhë të tillë edhe pse ju e keni bërë 15 vite sa keni qenë në opozitë. Sepse sikur mos të ishin të tillë ata do të ishin prezent. Unë të kërkoj falje ty personalisht dhe kolegu që jeni këtu dhe po bisedoni për këtë temë”, ka thënë Bajrami.

Paraprakisht, deputetja Bajrami kishte thënë se gjithë deputetët e VV-së janë hajna dhe shpifës.

Lajme të ngjashme