Bajrami i drejtohet Kurtit: Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë - NACIONALE

Bajrami i drejtohet Kurtit: Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami ka deklaruar se kryeministri Kurti ka ofenduar punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës.

Për këtë deklaratë, Bajrami i ka kërkuar Kyrtit që t’u kërkojë falje këtyre punëtorëve.

“ Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës. z. Kurti tha se shkaku se po dalin analfabetë nga shkolla po shkojnë punëtorë krahu në Gjermani. Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë”, shkruan Hykmete Bajrami.

“Janë larguar në vendet e BE e deri në Amerikë jo pse janë analfabetë. Janë plot arsye tjera pse janë larguar dhe po largohen edhe sot nga atdheu. Ka shembuj gjithandej të punëtorëve të krahut të zotë që sot kanë krijuar biznese të suksesshme në gjithë botën. Këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave! Prandaj, Kryeministër kërko falje!”, ka shkruar ajo tutje.

Lajme të ngjashme