Bajrami e LDK-së për subvencionimin e teksteve shkollore: I kushtoi buxhetit dyfish më shtrenjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një intervistë në emisionin “Frontal” në T7 është shprehur e shqetësuar për opsionin e zgjedhur nga qeveria për ofrimin e teksteve falas.
Ajo ka bërë të ditur se opsioni i propozuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për tekstet shkollore i ka shkaktuar një shumë të konsiderueshme, duke e bërë atë dyfish më shtrenjtë.
“I kushtoi buxhetit shpenzim dyfish më shtrenjtë.” - ka deklaruar Bajrami. “Ka thënë 4.5 milionë të ndara, e di që nuk bëhet, e më pas e kemi pasur vendimin e Qeverisë me mbi 13 milionë”, tha ajo.