Bajrami e kritikon Qeverinë e Kosovës për ndarjen e buxhetit në komuna - NACIONALE

Bajrami e kritikon Qeverinë e Kosovës për ndarjen e buxhetit në komuna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ndarën e buxhetit nga Qeveria e Kosovës për komuna duke përmendur Shtimen dhe Lipjanin.

Sipas Bajramit për komunën e Shtimes janë ndarë rreth 8 milionë euro, ndërsa për Lipjanin që është me terren më e madhe i janë ndarë 1.8 milionë euro.

Ne e kemi parë që VV, ka pasur edhe në të kaluar shpërndarje politike të buxhetit, mirëpo ajo çfarë shihet tash është tepër e theksuar. Ne kemi komunën e Lipjanit, që në terma të numrit të banorëve dhe në terma të territorit është më e madhe se komuna e Shtimes dhe nga ministritë e linjës në komunën e Lipjanit shkojnë vetëm 1.8 milionë investime kapitale, ndërsa në Shtime shkojnë rreth 8 milionë. Ne assesi nuk jemi kundër investimeve në Shtime, por në kohën kur Ministria e Financave i mban 271 milionë të pashpërndara është jashtëzakonisht keq që këto mjete nuk i shpërndan në të gjitha komunat e Kosovës”, tha deputetja e LDK-së gjatë një interviste në “Frontal” të T7.

Lajme të ngjashme