Lushtaku: Buxhetit të Kurti i mungon ambicia zhvillimore - NACIONALE

Lushtaku: Buxhetit të Kurti i mungon ambicia zhvillimore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Projekt-buxhetin për vitin 2023, të cilin sot e ka prezantuar para deputetëve kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky buxhet nuk është i bazuar në rritjen ekonomike.

PDK e ka analizuar projektligjin për ndarjen buxhetore 2023. Vlerësojmë në tërësi se nuk është i bazuar në rritjen reale ekonomie, por në rritje ekonomike në inflacion. Qeveri Kurti duke mos bërë asnjë politikë fiskale lehtësuese për qytetarët në kohë krize, por luftoj për rritje statistikohe për perceptim, duke varfëruar me tej qytetarët e vendit”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, këtij buxheti i mungon vizioni zhvillimor.

Buxhetit të Kurti i mungon ambicia zhvillimore, i mungon ndërlidhshmëria me premtimet e tij elektorale, i mungon ndërlidhshmëria me kërkesat qytetare, i mungon ndërlidhshmëria me strategjinë legjislative për vitin 2023”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky buxhet është më i lartë se vitet e kaluar për shkak të rritjes se çmimeve në ekonomi dhe jo për shkak të aktivitetit të Qeverisë.

Lajme të ngjashme