Bajrami e ashpër me Qeverinë: Nuk ka para për libra të nxënëseve, por për zgjedhje nga 100 euro i keni të sigurta - NACIONALE

Bajrami e ashpër me Qeverinë: Nuk ka para për libra të nxënëseve, por për zgjedhje nga 100 euro i keni të sigurta

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë lidhur me mungesën e mjeteve të mjaftueshme për sigurimin e librave shkollorë.

Ajo ia ka rikujtuar Qeverisë veprimet që bën për cdo palë zgjedhje.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Qeveria Nuk ka para për libra të nxënëseve, por për zgjedhje nga 100 euro i ka të sigurta.

“Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por nëse shkojmë në zgjedhje, nga 100 euro për votë i keni të sigurta. Uroj që secili të reflektojë dhe ankesat të mos mbesin vetëm ankesa. Qytetarët kanë një armë shumë të fortë në dorë - votën. Përdoreni atë!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme