Bajqinovci (VV) për sulmet ndaj serbëve që po ndërrojnë targat: Mediat s’po raportojnë sa duhet - NACIONALE

Bajqinovci (VV) për sulmet ndaj serbëve që po ndërrojnë targat: Mediat s’po raportojnë sa duhet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në emisionin RTK Prime ishte i ftuar Mefail Bajqinovci, deputet i partisë në pushtet (VV).

Është bërë presion i madh nga mediat, edhe nga opozita. Pro et contra. Edhe na thonë ta zbatojmë shtyrjen e vendimit për targa, dikush thotë ta zbatojmë,” – u shpreh z. Bajqinovci i pyetur për çështjen.

Nuk duhet të flitet më për datën 1 (nëntor) por për atë se sa po rrezikohet siguria e policëve tanë... Data 1, nuk diskutohet,” – u tha z. Bajqinovci.

Ai më tej shtoi se presioni ndërkombëtar për çështjen nuk duhej të ishte “mbi datën”.

“Vuçiqi dëshiron destabilizim. Kjo tregohet prej paralajmërimit për bllokadë dhe kthimit të Bislimit prej Serbisë...”

Bajqinovci – ish gazetar – kritikoi mediat se nuk kishin raportuar mjaftueshëm mbi presionin e bërë nga strukturat ilegale ndaj qytetarëve serbë që po ndërronin targat.

Nacionale ka raportuar vazhdimisht për djegiet e veturave të qytetarëve serbë nga persona të panjohur në veri të vendit. Fatkeqësisht, organet e rendit nuk kanë arritur të arrestojnë asnjë person deri tash për këtë vepër penale.

Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë premtim nga eksponentët e pushtetit se do t’i ofrohej siguri më e madhe këtyre qytetarëve.

Lajme të ngjashme