Bajqinovci merret me opozitën për urën e Ibrit: Deklarohuni a jeni për hapjen apo jo - NACIONALE

Bajqinovci merret me opozitën për urën e Ibrit: Deklarohuni a jeni për hapjen apo jo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajinovci në lidhje me hapjen e urës së Ibrit, është marrë përsëri me opozitën, duke iu thënë që të deklarohen a janë për apo kundër hapjes.

Bajqinovci ka thënë se hapja e urës së Ibrit do të kontribuojë në integrimin, lëvizjen e lirë dhe zhvillimit ekonomik të zonës.

Opozita “qele guri gojën” për hapjen e urës mbi lumin Ibër, deklarohuni a jeni për hapjen e urës apo jo. Hapja e urës mbi lumin Ibër është një çështje me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo urë simbolizon lidhjen dhe bashkëpunimin mes komuniteteve të veriut dhe jugut të Mitrovicës. Hapja do të kontribuojë në integrimin, lëvizjen e lirë dhe zhvillimit ekonomik të zonës.” – ka shkruar Bajqinovci.

Lajme të ngjashme