Bajqinovci merret me AAK-në: S’ka kthim mbrapa
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar lajmin për arrestimin e drejtoreshë së Kulturës në Komunën e Kaçanikut.
Sipas Bajqinovcit, ajo është edhe kryetare e AAK-së në këtë komunë.
Në fund, Bajqinovci ka shkruar se nuk ka kthim mbrapa.
“Drejtoresha e Kulturës në komunën e Kaçanikut, qenka arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim me patentë shoferët.
Se paskam ditë që komuna e Kaçanikut shet patent shofer, pra paskan shërbim shtesë.
Sipas mediave drejtoresha qenka edhe kryetare e AAK-së për komunën e Kaçanikut.
S’ka kthim mbrapa” – ka shkruar Bajqinovci.
Dje, Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e dy personave në Kaçanik.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion –Rajoni Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve aktive duke zbatuar edhe masat e veçanta të hetimeve kanë arrit të sigurojnë dëshmi se të dyshuarit me iniciale (H.S dhe E.S.) si pronar/e dhe përgjegjës në një Auto shkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se; kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatë të ndryshëm, për t ía mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë “B” dhe kategorinë ,,C’’, pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa i ’u nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e Vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike” – thuhej në njoftimin e PK-së.