Bajqinovci i VV-së pro vendosjes së kamerave në kryeqytet: Nëse jo inteligjente, mundet të jenë edhe normale
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka përkrahur iden për vendosjen e kamerave në kryeqytet.
Bajqinovci ka thënë se kamerat mund të ndihmojnë në parandalimin dhe kapjen e kriminelëve, duke shtuar se ato kontrollohen dhe monitorohen ekskluzivisht nga policia.
“Unë jam pro vendosjes së kamerave në kryeqytet, këto kamera kontrollohen dhe monitorohen ekskluzivisht nga policia. Kamerat në kryeqytet ndihmojnë në parandalimin dhe kapjen e kriminelëve. Megjithatë, kemi shqetësime për privatësinë dhe mundësinë e keqpërdorimit të pamjeve dhe të informacionit në mënyrë të paautorizuar. Pa urdhër të prokurorit nuk mund t’i nxjerr askush pamjet andaj duhet të vendosen kamerat.” – ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Ai tutje është shprehur se nëse nuk lejohet vënia e kamerave inteligjente, atëherë mund të vendosen kamerat normale.
“Vendosja e kamerave inteligjente apo të tjera është nën kompetencën e institucioneve siç janë policia, agjencia për informim dhe privatësi, dhe komuna e Prishtinës. Nëse nuk lejohen kamerat inteligjente atëherë të vendosen kamerat normale.” – ka shkruar ai.