Bajqinovci i VV-së nga veriu i Kosovës: Ende ka punë për të bërë, por ne nuk kemi plan me u ndalë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka bërë të ditur se ka vizituar komunat në pjesën veriore të Kosovës, duke filluar nga Mitrovica veriore, Zveçanin dhe Zubin Potokun.
Bajqinovci ka thënë se aty është një realitet tjerët si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellë ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës
Ai tutje ka thënë se ende ka punë për të bërë por që nuk e kanë plan me u ndalë.
“Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës. Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë.” – ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
